Saturday , 25 February 2017

Barbana i shkruan Ergit: Pusho i qetë…ne tashmë po jetojmë në ferr (Foto)

barban1
Këngëtarja Barbana Dini, motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini përmes një postimi në Instagram ka shprehur të gjithë dhimbjen që ajo dhe familja e saj ndjejnë pas humbjes së 22-vjeçarit.
Pas më pak se një javë nga vdekja e tij në një aksident Barbana e krahason jetën e saj dhe të prindërve me një ferr të vërtetë pas ndarjes nga jeta së Ergit. Ajo shkruan se për 22 vjet ka patur gjithë botën në duar dhe se Ergi për të nuk ishte vetëm një vëlla.

“Per 22 vite, kisha gjithe boten ne duar, prandaj e them me plot bindje qe i mora maksimumin e lumturise ksaj jete per sa kohe te kisha afer! Kisha menduar fundin e botes por jo te ndahesha prej teje!

Te kisha shume me shume se vella!Kurre nuk e kam dashur veten sa te kam dashur dhe te dua ty!Ti ishe motiv, ishe inspirim jo vetem per mua, por per shume njerez!Mami,babi dhe Arlinda qe ti i doje pafund jane ketu ne ferr me mua, prandaj, ti pusho i qete!,”-përfundon shkrimi i Barbanës në Instagram.

Ergi ndërroi jetë mbrmëjen e 21 nëntorit së bashku me shokun e tij Kejdi Halili në një aksident me motor në Tiranë./Gazeta Express/

barban

barban1