Sunday , 22 October 2017

Biseda e Gani Gecit, detajet se kush e vrau kolonel Tahir Zemajn, ja emrat (Audio 16+)


Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, kohë më parë kishte paraqitur një bisedë telefonike të tij të incizuar, ku këtë bisedë ai e kishte prezantuar në një CD, ku sipas tij në të dëgjohet duke biseduar me një person me emrin Brahim, e sipas bisedës ai jep detaje në lidhje me disa vrasje të kryera në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt.

Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003. Ata u vranë 14 vite më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë, shkruan “Bota sot”.

Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

Biseda e Gani Gecit me personin në fjalë përmban fjalë të papërshtatshëm, +18.

gani

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: