Flet italiania: Si më përdhunoi durrsaku me futi n


Një 18-vjeçar, pa precedent kriminal, i lindur në Durrës, gjatë verës së kaluar kaloi disa muaj në Itali tek disa të afërm të tij.

18-vjecari shqiptar
Dukej një djalë i qetë. Por, policia në Castelfidardo, thotë se ai ka sulmuar një nënë rumune e cila e raportoi incidentin në Facebook.

Policia arriti ta zbulonte duke kontrolluar kamerat e sigurisë duke zbuluar shqiptarin që ndoqi 26-vjeçaren, e martuar që prej vitit 2014 dhe nënë e një fëmijëve.

Ai e ndoqi 26-vjeçaren teksa po shkonte te makina. Ajo tregon se pasi vendosi vajzën në makinë, dikush nga pas i vendosi njërën dorë te goja dhe tjetrën tek të pasmet.

Foto ilustruese
“Fillimisht mendova se ishte ndonjë shaka, por më pas kapja po bëhej gjithnjë edhe më e fortë dhe nisa të bërtas. Ai u tremb dhe ia mbathi duke më shtyrë”, tregon ajo.

Shpëtimtarja ishte një 37-vjeçare marokene, e cila po pinte cigare në ambientin e jashtëm të një lokali aty pranë, e cila dëgjoi të bërtiturat e rumunes.

Me ndihmën e ofruar dhe nga një 41-vjeçar, që kishte parë shqiptarin, policia arriti ta identifikonte shqiptarin që më pas u identifikua nga kamerat e sigurisë.
perdhunim

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: