Thursday , 27 July 2017

Kallashi ia dha një premtim Linda Morinës, por a e mbajti?!


Kallashi, valltarja seksi e “Kobra Cityt”, ditë më parë i kishte premtuar këngëtares Linda Morina një videoklip si dhuratë.

Ajo ka treguar se ka respekt ndaj saj dhe e vlerëson atë që Linda bën, për këtë ka shprehur edhe interesim që ta mbështesë, shkruan “Magazina.al”.

Por kanë kaluar javë që nga dita kur Kallashi i dha këtë premtim këngëtares dhe dyshja në fjalë ende nuk kanë biseduar rreth kësaj.

“Magazina.al” ka kontaktuar me Linda Morinën, e cila ka treguar se është në dijeni për atë që ka thënë Kallashi, por që ende nuk është kontaktuar nga askush për këtë gjë.

“Ajo me ka premtuar, por nuk me ka thirr askush, as ajo”, ka thënë Linda. Arsyeja sipas këngëtares mund të jetë kontakti, meqenëse asnjëra nuk kanë numrat e njëra tjetrës.

Sidoqoftë Linda shprehet falënderuese veç se i ka shkuar në mend Kallashit kjo gjë.

“Faleminderit veç ndërmend qe i ka ra”, ka përfunduar ajo.
k_1478601196-2375250-png

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: