Ballina / Uncategorized / Konfirmohet arrestimi i Haradinajt, ja ku ishte dhe pse u arrestua
Loading...

Konfirmohet arrestimi i Haradinajt, ja ku ishte dhe pse u arrestua

image
Familja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar lajmin në media për arrestimin e tij.

Familja e Haradinajt ka thënë se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.

Nuk kanë dashur të japin detaje të tjera.

Ndërsa, mësohet se ai është ndaluar në Bazel, në pjesën franceze.

“Krejt çka dimë për momentin është se është ndalur në Bazel (ana franceze) për një akuzë të Serbisë nga viti 2004. Është në verifikim, pra në ndalje”, ka thënë Avni Arifi nga AAK.