Saturday , 25 February 2017

Ky Lojtar ështe tradhetar i kombit e refuzoji Kosoven dhe Shqiperin per të luajtur vetem per greqin …


Eksodi i lojtarëve shqiptarë të ekipeve përfaqësuese të moshave vazhdon, e këtë herë nuk është më Kosova, por Greqia ajo që na rrëmben një tjetër kuqezi
Mario Vrusaj është emri i ri i kërkuar së fundmi nga skuadra U21, por 18-vjeçari i të rinjve të Olympiacosit ka vendosur të luajë me përfaqësuesen greke, shkruan Top Channel.

Në këtë mënyrë, Vrusaj me orgjinë nga Berati vendosi të refuzojë ofertën e përfaqësueses sonë U21, që ishte bërë së fundmi, edhe pse nuk kishte ende moshën për këtë ekip.

Boshllëqet e krijuara nga kalimi i lojtarëve te kombëtarja A dhe tek ajo e Kosovës kishin detyruar trajnerin Jupi të shihte tek ekipet zinxhirë të moshave nën 21-vjeçare dhe lojtarëve që nuk ishin grumbulluar më parë. /Express/
shqiperiaa_1475513815-8012815