Thursday , 27 April 2017

LAJMI FUNDIT: Telefoni Donald Trump rrëzikon Ameriken dhe tër Botën. (KUJDES)

telef
Telefoni i presidentit të zgjedhur të Amerikës, Donald Trump, mund të jetë kërcënim i sigurisë së Amerikës dhe aleatëve të saj.

Analistë të aktivitetit të Trumpit në rrjete sociale dhe komentues të tjerë të këtyre çështjeve kanë shprehur brengën e tyre për telefonin personal të presidentit të ri, i cili nuk përmban asnjë sistem të mbrojtjes nga sulmet e hakerëve.

Deri më tani Trump nuk ka bërë të ditur se e ka ndërruar telefonin e tij ‘Samsung Galaxy’, i cili është produkt standard i telefonave të mençur, që është lehtë i tejkalueshëm nga keqpërdoruesit kibernetikë, transmeton ORAinfo.

Presidenti Obama menjëherë pas fitores në zgjedhje ishte pajisur me telefonin specifik nga Agjencia Ndërkombëtare e Sigurisë në Amerikë.

‘Telefoni presidencial’ nuk sistem të avancuar softuerik, nuk përmban kamerë, nuk lejon thirrje të gjata dhe mund të shkarkojë vetëm disa aplikacione nga ‘dyqani online’ i Agjencisë për Mbrojtje të Informacioneve në kuadër të qeverisë amerikane.

‘A i ka vajza jote 3 vjeçare atë telefonin lodër? Me ngjitëse me ngjyra në të? Pak a shumë edhe telefoni im është i tillë’, pati thënë Obama në emisionin e Jimmy Fallon.

Por Trump besohet se ka refuzuar të pranojë këtë telefon duke vazhduar ta përdorë atë të vjetrin, duke qëndruar i pambrojtur nga viruset e hakerëve profesionalë.

Në këtë mënyrë, keqpërdoruesit mund të kenë qasje në telefonata, biseda dhe dokumente të rëndësishme të cilat në të vërtetë duhet të jenë nën mbrojtje e vëzhgim të plotë nga Amerika”, ka thënë Dave Robinson, shkencëtar i informacioneve agjencinë prestigjioze të programimit, Stack Overflow. /ORAinfo/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: