Sunday , 22 October 2017

Lajmi Fundit, vritet me 2 plumba Ministri i mjedisit

armmm
Një person, identiteti i të cilit nuk dihet, ka vrarë ministrin e Mjedisit të Burundit, Emmanuel Niyonkuru në konfliktin që ka rrënuar shtetin afrikanolindor, njoftoi sot një zëdhënës i policisë.
“Ministri u qëllua për vdekje me një pistoletë në orët e para të ditës së sotme në lagjen ‘Rohero’ të kryeqytetit Bujumbura”, tha në Twitter zëdhënësi i policisë, Pierre Nkurikiye.
“Policia ka arrestuar një grua me dyshimin se është e përfshirë në vrasjen e ministrit”, shtoi zëdhënësi. Burundi ka qenë në dhunë të vazhdueshme politike që kur presidenti, Pierre Nkurunziza fitoi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet e muajit korrik të vitit 2015, pavarësisht afatit kushtetues prej dy mandatesh.Qindra njerëz janë vrarë nga policia dhe grupet e armatosura opozitare në dhunë.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: