Ndryshim i papritur në Maqedoni: Rrëzohet VMRO e Nikolla Gruevskit, fiton LSDM e Zaevit?!

zv
Komisioni Zgjedhor në Maqedoni ende nuk ka dhënë informacione se sa është numri i votuesve në Tearcë. Gazeta NewBorn, mëson se deri në ora 18:30 në këtë vendvotim kanë votuar mbi 440 persona më të drejtë vote.

Burime të sigurta të Gazetës NewBorn, tregojnë se numri i lartë i votuesve ka zbehur gjasat që VMRO e Nikola Gruevskit, të jetë partia e parë fituese në Maqedoni.

LSDM-ja e Zoran Zaevit, pritet të barazohet me numër të deputetëve me VMRO-në, me ç’rast formimi i Qeverisë do të bëhet se me kë vendosin të shkojnë partitë shqiptare.

Megjithatë rezultatet e para priten të jepen nga ora 20:00/Gazeta NewBorn/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: