Wednesday , 20 September 2017

Një re në formë njeriu shfaqet në qiell, tmerrohen banorët (Foto)

Një re në formë njeriu shfaqet në qiell, tmerrohen banorët (Foto)

Banorët zambian vrapuan të frikësuar kur panë një figurë të çuditshme të ngjashme me njeriun që u shfaq në re sipër një qendre shopingu.

Figura e çuditshme u vërejt sipër Mukuba Mall në Kitwe, Zambi.

Fotografitë shfaqin një figurë të madhe të ngjashme me atë të njeriut – dhe thuhet se ishte rreth 100m e gjatë, transmeton Gazeta Express.

Forma e zezë dukej sikur ishte bërë nga një material tjetër ndryshe nga retë. Nga këndvështrimi i fotografisë, figura duket sikur po shikon poshtë qendrën e shopingut.

Figura qëndroi në qiell për rreth gjysmë ore dhe disa menduan se u shfaq Zoti. Një dëshmitar tha: “U tronditëm kur pamë atë që dukej si njeri në re për rreth 30 minuta”.

“Disa filluan ta adhurojnë por të tjerët ikën. Ishte aq e çuditshme”, tha dëshmitari.

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: