Wednesday , 20 September 2017

Përgjimet në burgje? Del emri i ish-drejtorit: “Urdhrin për takimin me Xhelilin ma dha Zoto”

komisioni-per-pergjimin-655x356_1485343357-740146
Në komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher ka dalë emri i ish-drejtorit të burgjeve, Artur Zoto.
E nga dëshmia e ish-shefit të policisë në IEVP Peqin, Besnik Kaptelli, aktualisht shefi i policisë në IEVP Rrogozhinë, ka qenë Zoto që ka urdhëruar futjen e punonjësit të policisë Eltion Xhelili.

I pari që raportoi në mbledhje ishte shefi i policisë së burgut Elbasan, Shkëlqim Kalemi, i cili tha se nuk ka asnjë dijeni për këtë çështje. Të njëjtën gjë deklaroi dhe Gert Salla, drejtor i IEVP Peqin. Të dhëna më interesante pati gjatë dëshmisë së Besnik Kaptellit, shef policie në IEVP Rrogozhinë. Ai tha se gjatë kohës që ka qenë shef policie në IEVP Peqin ka pasur dijeni mbi futjen e makinës BMW me Entjol Xhelilin në ambientet e burgut dhe për këtë ka dhënë deponim në Prokurori.

Diskutimet në Komision

Flamur Noka: A keni dijeni rreth një paisje IMSI Catcher që është futur në territorin e Republikës së Shqipërisë apo jo?

Shkëlqim Kalemi: Nuk kam fare dijeni.

Flamur Noka: Prej sa kohësh e ushtroni detyrën e shefit të policisë së burgut Elbasan?

Shkëlqim Kalemi: Prej 19 dhjetorit 2013.

Flamur Noka: Gjatë vitit të kaluar, pranverën e 2016 a keni dijeni rreth hyrjes së një punonjësi të policisë të quajtur Entjol Xhelili me një makinë BMW ngjyrë të zezë në territorin e burgut ku jeni shef policie?

Shkëlqim Kalemi: Në dijeninë time jo, me sa kam dijeni unë nuk ka hyrë. Nuk më ka thirrur njeri në takim.

Flamur Noka: A keni dëgjuar në ambjentet e burgut të flitet për një makinë të tillë BMW e zezë X6?

Shkëlqim Kalemi: Ne vihemi në dijeni për gjërat që mund të fiten në institucion, jam një nga drejtuesit e institucionit. Nëse futet një mjet i tillë, por dhe mjeti i autoburgut kur vinë nga komisariati i policisë unë vihem në dijeni. Kështu që unë nuk jam vënë në dijeni për një mjet të tillë që të jetë futur në këtë institucion.

Flamur Noka: As Entjol Xhelili nuk figuron i regjistruar në hyrje-daljet e burgut ku jeni shef policie?

Shkëlqim Kalemi: Në dijeni time jo.

Flamur Noka: Ka sekuestruar policia materiale apo dosje pranë burgur ku jeni shef policie për këtë periudhë apo jo?

Shkëlqim Kalemi: Jo.

Asllan Dogjani: Jeni pyetur në Prokurorinë e Përgjithshme, ose atë të rrethit në lidhje me hetimin që është bërë për futjen e kësaj paisje të paligjshme.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: