Wednesday , 20 September 2017

Prostitucioni në Kosovë, në këto mënyra trafikohen viktimat

prosti

Numri i femrave që keqtrajtohen seksualisht, e bien pre e grupeve trafikante në Kosovë, nuk është i vogël.

Madje ç’ është me e keqja, shpesh shfrytëzohen edhe femra të mitura për këto veprime ilegale. Bazuar në një raport të policisë, vetëm gjatë vitit të kaluar janë trafikuar 30 femra.

Shumica e tyre thuhet se identifikohen edhe në shtëpi private, përveç në lokale nate, shkruan Indeksonline.

“Shumica e viktimave të trafikimit ende gjenden/lokalizohen dhe identifikohen në lokale nate, bare, restaurante, por janë rritur edhe rastet kur viktimat identifikohen edhe në shtëpi private/apartamente etj”, theksohet në raport.

Prostitucioni mbetet formë kryesore e shfrytëzimit të viktimave të trafikimit, kurse format si shfrytëzimi seksual, lëmosha, skllavëria, heqja e organeve ose qelizave, sipas Policisë janë më të vogla në numër.

“Në 80% të rasteve format e shfrytëzimit janë Shfrytëzim i prostitucionit, 13% Shërbimeve ose punë e detyruar, në 6% Shfrytëzim për mes Kërkim-lëmoshë, ndërkaq në 1% Pornografi ose forma tjera të shfrytëzimit” Ndërsa mënyrat me të cilat trafikohen viktimat thuhet të jenë oferta për vende pune, premtime martese, bashkëjetese.

“Paraqet mënyrat e rekrutimit të viktimave, ku në 53% janë oferta për vende pune, 28%premtime për martesë/bashkëjetesë, 18%mashtrimi për jetë më të mirë dhe në 1% kontaktet përmes rrjeteve sociale”, bëhet e ditur më tej. /Indeksonline/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: