Thursday , 27 July 2017

Qmendet Erdogani: Kam fakte tronditëse se si Amerika po e ndihmon ISIS’in

tayp
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, thotë se ka prova që tregojnë se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndihmuar terroristët në Siri, përfshirë ata të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Forcat e udhëhequra nga SHBA kanë punuar përkrah rebelëve sirianë në luftën kundër Presidentit Bashar al–Assad, por janë përpjekur të shmangin ndihmën ndaj ISIS dhe grupeve të tjera islamike.

Megjithatë, duke folur gjatë kësaj të premteje nga Ankaraja, Erdogan tha se besonte që ata i kanë dhënë ndihmë një numri të madh grupesh militante, përfshirë degët kurde të ISIS.

“Na akuzonin neve se po mbështesnim Shtetin Islamik dhe tani rezulton se ata ndihmojnë grupe terroriste përfshirë ISIS, YPG e PYD. Gjithçka është shumë e qartë, kemi prova të konfirmuara, me foto e video”, kështu u shpreh Presidenti turk në një konferencë për shtyp.

Sipas Reuters, Erdogan tha gjihashtu se Arabia Saudite dhe Katari duhet të zhvillojnë një takim me Rusinë dhe Iranin për të diskutuar në përpjekjet për vendosjen e paqes në Siri.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: