Wednesday , 28 June 2017

Shqiptari kreu marrëdhënie seksuale me motrën e mitur? rrah edhe prindërot, Policia …

perdhunimi
Policia e Shtetit ka sqaruar se nuk ka pasur përdhunim apo ngacmim seksual, lidhur me ngjarjen në Rrogozhinë, ku një 19 vjeçar u arrestua për ushtrim dhune ndaj dy prindërve dhe motrës së mitur.

Bëhet fjalë për të riun Agib D. 19 vjeç nga Rrogozhina i cili u vu në prangat e policisë ditën e sotme. Ai është denoncuar në polici se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe.

Kjo e fundit e ka akuzuar të vëllanë edhe për ngacmim seksual, akuzë kjo që është hedhur poshtë nga espertiza mjako-ligjore. Siç sqaron policia, nga hetimet dhe verifikimet e kryera ka rezultuar se 19 vjeçari nuk e ka dhunuar seksualisht të motrën, pavarësisht pretendimeve të kësaj të fundit.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me komunikatën e dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, mbi arrestimin e shtetasit Agim D., se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, disa portale kanë publikuar se ky shtetas dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij.

Bëjmë me dije dhe sqarojmë se nga familjarët e Agim D. dhe motra e tij e mitur, ka patur pretendime për një veprim të tillë, por nga ekzaminimi mjeko ligjor, rezultoi se vajza e mitur, nuk ishte defloruar, pra nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: