Sunday , 26 March 2017

Shtrihet të flejë, shqiptarit gati sa si bie të fiktë nga ajo që gjen në shtëpinë e tij (FOTO)

joq4
Qyteti i Pukës prej disa ditësh është zona më problematike dhe më e izoluar për shkakt ë reshjeve të shumta të dëborës si dhe temperaturave mjaft të ulëta, të cilat kanë shkaktuar jo pak vështirësi tek banorët.
Ditën e sotme pamje që shkojnë tej imagjinatës kanë ardhur në redaksinë e JOQ.al, ndërsa vetë personi që i ka dërguar bën apel për reagim nga ana e qeverisë për të ndihmuar banorët e izoluar.
Ai tregon se është shtrirë një natë më parë për të fjetur dhe kur është zgjuar e ka gjetur banesën e tij në një gjendje të mjerueshme. Nuk prekte dot dorezën e derës në tualet, pasi kishte ngrirë e gjitha, nuk hapte dot dritaret, të cilat kishin disa centimetra shtresën e akullit.
A mund të jetohet në një gjendje të tillë? Ndonjë ditë do t’ju ngrijë dhe zemra me këto temperatura, por më e keqja nuk qëndron këtu, pasi askush nuk mund të ndikojë në ndryshimin e temperaturës, ama rrugët duhet të jenë të zhbllokuara që njerëzit të mund të kalojnë lirshëm e të qarkullojnë nga njëra zonë në tjetrën.
“Gjatë natës mbrëmë në Pukë temperatura -27 gradë, ndërsa në fshatin Iballë -28. Mediat nuk japin gjë për Pukën, ku prej 4 ditësh të gjitha fshatrat janë të bllokuar. Aty është vendi ku gatuajmë. Dritarja nuk hapet. Dje ishte deputeti Pjerin Ndreu, po këta vijnë vetëm për show”, – thotë qytetari.

joq

joq1

joq2

joq3

joq4

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: