Wednesday , 20 September 2017

Tmerrohen turistët nga krijesa e çuditshme që gjejnë në det (Foto)

Tmerrohen turistët nga krijesa e çuditshme që gjejnë në det (Foto)

Një turist ka mbetur i shokuar pas gjetjes së një krijese të tmerrshme në thellësinë e detit, me sy të fryrë, në plazhin e Zelandës së Re

Martin Stehlik, nga Republika Çeke, po shëtiste me xhaxhain e tij, George Plesky kur ai gjeti peshkaqenin e madh dhe të çuditshëm dhe në mënyrë të shpejtë shfrytëzoi rastin për t’i bërë fotografi kësaj krijese jashtëzakonisht të rrallë me bisht të gjatë.

“Ajo ishte thjeshtë shumë e çuditshme dhe ne kurrë nuk kemi parë ndonjë gjë si ajo më parë, me bisht të gjatë dhe të madhe, me sy të zi. Ishte shumë e pazakontë” – tha Mr. Plesky.

Martin kishte menduar se mund të ishte peshkaqen por nuk është kështu, sipas ekspertit Clinton Duffy, kjo është një krijesë që shihet rrallë në afërsi të plazheve dhe për shkak se ka dhëmbë të vegjël, konsiderohet si e parrezikshme për njerëzit./tvklan.al

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: