Thursday , 23 March 2017

Tronditet Turqia: Qëllohet me armë ambasadori rus në Ankara (VIDEO)

Ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, është sulmuar nga një sulmues i panjohur. Ai u plagos dhe u dërgua në spital.
Gjendja e ambasadorit tani për nuk bëhet e ditur, raporton CNN Turk, transmetron TetovaSot.
Ambasadori u qëllua në një galeri në Ankara, theksoi e përditshmja Hurriyet.
CNN Turk raportoi se aktualisht po dëgjohen të shtëna jashtë nga galerie në Ankara në të cilën është plagosur ambasadorin rus.
Karlov u qëllua me armë, ndërsa mbante fjalim në ekspozitën e artit “Rusia në sytë e turqve” në kryeqytetin turk, thanë burime nga Ambasada Ruse për Hurriyet, duke shtuar se ata mendojnë se kjo është një sulm radikal islamik./TetovaSot/

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: