Tronditet VMRO-DPMNE: Ja se çfar ka thën Shilegovi për votimin në Tearcë


Qytetarët Tearcë votuan për ndryshim, për jetë, dhe pa marrë parasysh presioneve, ata thanë mjaft dhe se duan jetën në Maqedoni, dhe institucione t përgjegjshme, tha Petre Shilegov në Tearcë, raporton TetovaSot.
“Në Maqedoni do të ketë një qeveri përgjegjëse për ndryshim demokratik dhe institucione që do t’u përgjigjen ndryshimeve, dhe do të ketë një shumicë të re të qeverisë”, tha Shilegov duke shtuar se ky është momenti i fundit i kriminelëve.
“Kjo është votim simbolik në Tearcë. LSDM-ja do të formojë qeverinë e re”, tha Shilegov.
Nga gazetarët u pyet se çka mendon për atë se Gruevski tashmë e ka deklaruar fitoren, Shilegov u përgjigj se ai nuk vlen asgjë në politikë.
Nga VMRO-DPMNE thanë se nuk do të marrin pjesë në rivotimin në Tearcë dhe se nuk do të njohin asnjë rezultat./TetovaSot/
shilegovi

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: