Saturday , 25 February 2017

Trump reagon për arrestimin e Haradinajt: Franca mos të hyjë në vallen e Serbisë

tra

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër për arrestimin e liderit të AAK’së, Ramush Haradinajt në Francë, i cili u arrestua me urdhërarrest të Serbisë.

Presidenti amerikan e ka quajtur këtë lojë të ndyrë të Francës, për të cilën ka thënë se ka hyrë në vallen e Serbisë, duke kryer arrestim të padrejtë ndaj një ish-ushtari të UÇK’së.

“Franca të tregojë se është shtet serioz, e jo të dorëzohet në lojërat e sllavëve të jugut. Ramushi u arrestua sepse dikujt i pengonte pjesëmarrja e tij në inaugurimin tim. Këtu gjithsesi që ka gisht Serbia, dhe nuk është mirë që një fuqi evropiane ka hyrë në vallen e Serbisë”, ka deklaruar Trump.

Ai më tej ka thënë se CIA është duke hulumtuar edhe raportet mes shërbimeve sekrete franceze e kosovare, pasi që arrestimi Haradinajt mund të ketë ndërlidhje edhe me raportet mes Thaçit e Haradinajt. /PamPress/