Wednesday , 20 September 2017

Vajza 18-vjeçare e Arkanit shfrenohet në jetë luksoze (FOTO)

34B0742400000578-3613209-image-m-20_1464376093361-634x478
Vajza e një krimineli të njohur serb, të kërkuar për krime lufte, tregoi pasurinë e familjes teksa festoi 18-vjetorin në hotel Hyatt në Beograd.

Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani.
Ky i fundit u vra në vitin 2000, përpara se të përballej me gjykatën e OKB për krime lufte në lidhje me gjenocidin ndaj mijëra kroatëve dhe boshnjakëve në fillim të viteve ’90.
Ai njihej për karrierën e tij si kreu i një grupi të krimit të organizuar, që kishte kryer grabitje në Suedi, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Pavarësisht lidhjeve me vrasjet dhe krimin e organizuar, familja e tij ka shijuar një stil luksoz jetese.
Vajza e tij mbërriti në hotel me një limuzinë dhe një fustan të kuq ballosh.
Qindra politikanë, muzikantë, biznesmenë, aktorë dhe modele shijuan darkën luksoze.
Trëndafilat ishin shenja dalluese e Arkanit.
Thuhej se ai linte një trëndafil të kuq në skenat e krimeve të tij.
Nëna e vajzës, këngëtarja popullore serbe, Ceca, refuzoi të komentonte festën luksoze.
“Jam krenare për vajzën time,” tha ajo.
Serbët e thjeshtë megjithatë e quajnë këtë një shfaqje të turpshme.

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Indeksi: